Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një ndërtesë industriale në Spreitenbach afër Cyrihut, njoftoi policia.
Shtatë persona pësuan thithje tymi, katër prej të cilëve u shtruan në spital.
Sipas policisë së kantonit Aargau, zjarri ka rënë në një objekt magazinimi në të cilin ruhet edhe bitum, andaj tymi është shumë i zi.
Massive fire today in Spreitenbach… #grossbrand #spreitenbach @amritabhinder pic.twitter.com/7bOOnKBcPQ
— DILIP KUMAR 🇮🇳 (@DILIPKUMAR9990) May 29, 2022
Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe në një distancë prej disa kilometrash është parë një re e madhe tymi.
Bitumi është i nevojshëm për prodhimin e asfaltit.
Sipas zëdhënësit të policisë Adrian Bieri, zjarri u përhap shpejt në ndërtesa të tjera. Megjithatë, nuk ka ndërtesa banimi në afërsi.
Pjesa e pasme e magazinës u shemb rreth dy orë pas shpërthimit të zjarrit. Ndërtesa të tjera u dogjën dhe u shembën, raporton Tagesanzeiger. /Telegrafi/