Një objekt banesor është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 05:00 në lagjen nr.3 në Memaliaj.
Sipas mediave në Shqipëri nga zjarri u dogjën plotësisht tri apartamente në katin e dytë dhe 3 apartamente po në katin e dytë u prekën pjesërisht nga flakët.
Nuk pati pasoja në njerëz. Në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.
Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna në punë gjatë natës.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat, (pallati ka nga 8 apartamente në çdo kat).
Të gjithë banorët e pallatit u evakuan deri në përfundim të operacionit dhe nuk pati të lënduar nga banorët. /Tch/