Site icon Telegrafi

Zjarr në një mal të Gërlicës në Kaçanik, intervenojnë zjarrfikësit

Është përfshirë nga zjarri një zonë malore në fshatin Gërlicë e Epërme në Kaçanik.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 06.04.2024 rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme , tek lagjja “Prushaj” në Kaçanik, një zonë malore është përfshirë nga zjarri”, u shpreh Veseli.

Ai tha se janë njoftuar brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin.

“Ndërsa edhe ekipe të policisë janë atje”, tha Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version