Të paktën katër persona mbetën të vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Manila, Filipine.
Mbi 300 persona të akomonuar në Hotel Pavilion dhe Kazino janë evakuuar, disa me ndihmën e një helikopteri.
Sipas kreut të mbrojtjes civile në Filipine, Johnny Yu, të zhdukurit janë 19 persona.
Nga këta, dy, të cilët punojnë në kamerat e sigurisë të hotelit, ishin bllokuar dhe epiket e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin jashtë. Viktimat ishin të gjithë anëtarët e stafit të objektit, duke përfshirë dy roje. Gjashtë vetë u transportuan në spital për asfiksi nga tymi.
At the moment. Fire at Manila Pavillion Hotel pic.twitter.com/PAsWNUE4Z3
— garnet (@garnetcorpuz) March 18, 2018
Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e zbatimit të ligjit kanë izoluar zonën e hotelit, që ndodhet në zemër të rrethit turistik të Manilës. Dhjetëra automjete të zjarrëfikëses ndërhyn në vendngjarje.