Site icon Telegrafi

Zjarr në një fabrikë në Durrës, flakët përfshijnë cisternën e gazit

Një zjarr ka rënë në një fabrikë në Xhafzotaj të Durrësit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po përpiqet të mbajë nën kontroll flakët e të shuajë zjarrin.

Zjarri ka rënë në cisternën e gazit që duket në këto foto dhe më pas është përhapur në dy magazina të fabrikës. Zjarrfikës nga Shijaku dhe Durrësi kanë marrë pjesë në shuarjen e flakëve. /Telegrafi/

Exit mobile version