Një zjarr ka përfshirë një bujtinë në kryeqytetin e Zelandës së Re gjatë natës, duke vrarë të paktën gjashtë persona.
Si pasojë e zjarrit, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, disa të tjerë janë detyruar të largohen nga ndërtesa katërkatëshe – disa me pizhame – në atë që shefi i zjarrfikësve të martën e quajti “makthin e tij më të keq”.
Pesëdhjetë e dy njerëz kishin dalë nga ndërtesa, por zjarrfikësit ende po përpiqeshin të kërkonin për të tjerë, tha shefi i zjarrfikësve në Wellington, Nick Pyatt, përcjell Telegrafi.
VIDEO: "This is a major event, we have not seen something on this scale in recent times" says New Zealand Prime Minister Chris Hipkins after at least six people were killed in a fire that tore through a four-storey hostel in the early hours of Tuesday in Wellington pic.twitter.com/wQAeQLwsnY
— AFP News Agency (@AFP) May 16, 2023
Banori i Loafers Lodge, Tala Sili, tha për median RNZ se pa tym që po vinte nga pjesa e poshtme e derës së tij dhe kur e hapi atë gjeti korridorin “të zi”.
“… Ishte thjesht e frikshme, ishte vërtet e frikshme, por e dija se duhej të hidhesha nga dritarja ose thjesht të digjesha brenda ndërtesës”. /Telegrafi/