Nuk ka të lënduar në zjarrin që ndodhi sot rreth orës 8 në një banesë në bulevardin “Marshall Tito” përballë Tregut të Gjelbër në Tetovë. Është djegur një pjesë e një banese që ndodhet në katin e tretë.
“Ndërhymë me dy automjete dhe tetë zjarrfikës. Zjarri u fik rreth orës 7:50, ndërsa për një orë u lokalizua dhe u shua”, tha komandanti i Njësisë kundër zjarrit, Uka Aliti.
Pas shuarjes së zjarrit është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes nga policia./Telegrafi/