Telegrafi

Zjarr në një banesë në Prishtinë

E plotësuar- Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një  ndërtesë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Nuk  raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm.

Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, u shpreh Borovci. /Telegrafi/

—-

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si dhe shkaktarët e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti i zjarrfikësve.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin. /Telegrafi/