Telegrafi

Zjarr në një aeroport në Spanjë, evakuohen pasagjerët – anulohen disa fluturime

Aeroporti Alicante në Spanjë është evakuuar pasi një zjarr ka shpërthyer, gjë që ka shkaktuar edhe anulimin e disa fluturimeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra pasagjerë dhe stafi mendohet se janë larguar me shpejtësi nga ndërtesa pas flakës.

Pasagjerja Helen Oakwater ka thënë se ajo ishte lënë duke pritur në parkun e makinave pasi u nxorën jashtë terminalit.

“Zjarri dukej se ishte në një çati. Ishte mbi zonën e aterrimit. Ju mund të shihnit tymin dhe flakët. U desh një kohë para se të evakuoheshin”.

Një zëdhënës i aeroportit konfirmoi se një pjesë e çatisë së terminalit ishte përfshirë nga zjarri, megjithëse flakët thuhet se kanë origjinën në zyrat më poshtë.

Zyrtarët tani kanë konfirmuar që katër fluturime janë devijuar – tre për në Murcia dhe një për në Valencia. /Telegrafi/