Telegrafi

Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së

Foto: Ilustrim

Për shkak të defektit në instalimin elektrik në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së dje rreth orës 17:00 ka shpërthyer zjarr në të cilin nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale në mënyrë plotësuese do të konfirmohen, njoftoi sot MPB-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dje rreth orës 17:00 është denoncuar se në rr.”Orce Nikollov” më saktësisht në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së, për shkak të defektit në instalimin elektrik në ndërtesë ka shpërthyer zjarr, i cili ka përfshirë edhe një pjesë të konstruksionit të kulmit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës zjarrfikëse./Telegrafi/