Telegrafi

Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit në Shkup

Foto: Ilustrim

Sot në mëngjes rreth orës 07:45 ka shpërthyer zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bulevartin “Shën Klimenti i Ohrit”. Arsye për zjarrin ka qenë kondicioneri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Menjëherë pas denoncimit të zjarrit është intervenuar me një makinë zjarrfikëse, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë qenë tre zjarrfikës të cilët zjarrin e kanë vendosur nën kontroll.

Zjarri ka përfshirë 20 metra katror, ndërsa për momentin nuk ka informacione sa ka qenë dëmi./Telegrafi/

Foto: Ilustrim