Telegrafi

Zjarr në ndërtesat e larta? Zbulohet një mënyrë shumë e sigurt e evakuimit të banorëve (Video)

Rastet kur ndërtesat përfshihen nga zjarri janë jo të rralla dhe në to shpeshherë rrezikohen banorët.

Dhe për të bërë më të lehtë largimin e tyre nga aty, në mënyrën më të lehtë të mundshme është zbuluar një mënyrë e evakuimit të tyre, përcjell Telegrafi.

Për të treguar se për çfarë bëhet fjalë, në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon se si mund të ndodh kjo.

Bëhet fjalë për një sistem që vendoset në ndërtesa, gjegjësisht në çdo kat të saj – disa tuba elastike përmes të cilave njerëzit do të mund të bien poshtë ndërtesës, pa u lënduar. /Telegrafi/