Ka shpëthyer një zjarr në Malin Sharr, në afërsi të fshatit Xhermë. Telegrafistat njoftojnë se zjarri ka përfshirë një hapësirë të madhe të malit.
Për momentin nuk bëhen të ditura arsyet e këtij zjarri dhe nuk ka informacione për të lënduar.
Ekipet e zjarrfikësve të Maqedonisë, për momentin ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po mundohen që t’a lokalizojnë zjarrin.
Informata më të detajizuara nga organet kompetente do të jepen gjatë ditëve në vijim./Telegrafi/