Telegrafi

Zjarr në Malin e Zi të Shkupit, është intervenuar edhe me aeroplan

Zjarri që shpërtheu në Malin e Zi të Shkupit në orën 13:00 akoma është aktiv. Zjarri ka kapluar pyje të përziera, në lartësi prej rreth 1400 metra mbi nivelin e detit.

Për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur nga Kumanova në anën e Shkupit, dhe këtë mbrëmje mund të duket edhe nga qyteti i Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipet zjarrfikëse janë në terren, ndërsa gjatë ditës së sotme kanë intervenuar edhe me aeroplanë.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit Vlladimir Simonovski, për AIM tha se aksioni do të vazhdojë edhe nesër me aeroplanë, pasi të njëjtët nuk kanë pajisje për fluturim natën./Telegrafi/