Zjarr në malet e fshatrave të Strugës, Dollogozhdë dhe Poum, ka shpërthyer sot pasdite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM, ekipe të Njësisë territoriale kundër zjarrit nga Struga, Ndëmarrja Publike “Jabllanica” dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim janë në terren dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin.
Zjarri mbi fshatin Dollogozhdë të Strugës është paraqitur rreth orës 15, ndërsa ka përfshirë një pjesë të madhe të malit./Telegrafi/