Zjarri ka përfshirë një zonë në malin e Drenovës, në vendin e quajtur Guri i Cjapit.
Zona që ka marrë flakë është brenda territorit të zonës së mbrojtur.
Forcat zjarrfikëse të Korçës dhe Devollit janë mobilizuar për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Zona ndodhet në një terren të vështirë malor. Ende nuk dihet sipërfaqja e djegur. /Euronews Albania/