Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Nënë Tereza” rreth orës 16:00 me ç’rast një kioskë është përfshirë nga flakët.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila ka thënë se nuk ka persona të lënduar dhe se nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri./Telegrafi/