Zjarri përfshiu kodrat me ullishte që ndodhen sipër qytetit dhe për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse. Efektivët zjarrfikës dhe banorët e zonës po përpiqen të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore, raportoi BW.
Ndërkohë që një 39 vjeçar u arrestua në Përmet për zjarrvënie të qëllimshme.
Sokol Hadaj, banues në Këlcyrë të Përmetit akuzohet se i vuri qëllimishit zjarrin disa arave në fshatin Bual, ndërkohë që situate u agravua pasi vatra e zjarrit u përhapur në kurorën me pisha në fshatrat Kutal, Kaludh e Piskove. /Telegrafi