Site icon Telegrafi

Zjarr në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, digjet objekti i një autoservisi

E plotësuar: Policia e Kosovës ka thënë për Telegrafin se nga zjarri në lagjen Lakrishtë nuk ka pasur të lënduar.

Kështu u shpreh zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme material”, ka thënë Ahmeti.

Një zjarr ka shpërthyer në një objekt për servisim të automjeteve në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Nga pamjet që ka siguruar Telegrafi shihet se brenda ishte një veturë e cila ishte përfshirë nga flakët.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe zjarrfikësit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

Exit mobile version