Disa aktivistë dhe dy zjarrfikës së bashku me një makinë zjarrfikëse, sot pasdite kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin që shpërtheu në vendin Kërkardash, në Bair të Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç tha për Nova TV, Dule Gruevski, nga shoqata “Për ne bëhet fjalë”, zjarri ka kapluar pisha, pemë të reja 15 metra nga Manastiri dhe 50 metra nga shtëpitë e fundit.
Ajo që shqetëson është se në këtë vend çdo vit paraqiten zjarre, ndërsa sipas Gruevskit çdo vit kompetentët reagojnë të papërgatitur, që është fundi i seriozitetit dhe papërgjegjësisë nga pushteti lokal.
Ai u shpreh i shqetësuar nga pushteti lokal që as këtë vit, as vitet tjera nuk kyçen në shuarjen e zjarrit, edhepse zjarrin mund të thuhet se e kanë në shtëpi./Telegrafi/