Telegrafi

Zjarr në Komunën e Likovës

Një zjarr nisi në rajonin e Likovës, konkretisht në linjën mes fshatrave Sllupçan dhe Vaksincë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angellov shprehet se po bëhen përpjekje për të shuar zjarrin.

“Linja e zjarrit është më shumë se 300 metra. Në afërsi ka pyll me pisha. Po bëhen përpjekje për t’a shuar”, u shpreh Angellov.

Nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Kumanovë thonë se janë në terren./Telegrafi/