Një zjarr i fuqishëm ka nisur gjatë pasditës së soçme (23.08.2023) rreth orës 14, në komunën e Krivogashtanit, ndërmjet fshatrave të Podvis dhe Godivje. Po digjet bar dhe bimë tjera me kërcell të ulët.
Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) lajmëroi se në shuarjen e zjarrit ka marrë pjesë zjarrfikës nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse Krivogashtani, Prilep dhe Krushevë.
“Një helikopter i policisë është nisur për të shuar zjarrin dhe së shpejti do të fillojë të veprojë”, njofton QMK.