Site icon Telegrafi

Zjarr në kodrat e Libofshës, digjen sipërfaqe të mëdha me ullishte

Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në kodrat me ullishte në Libofshë në afërsi të qytetit të Fierit. Flakët tashmë janë të shtrira në një sipërfaqe prej afro 4 km duke shkrumbuar ullishte dhe pemë frutore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Patosit dhe Roskovecit. Për shkak se flakët po favorizohen nga era, në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës të cilët po plugojnë tokat në mënyrë që zjarri të mos përparojë.

Ato shprehen shumë të shqetësuar për djegien e ullinjve të tyre shumëvjeçarë. /Telegrafi/

Exit mobile version