Një seri zjarresh të mëdha kanë përfshirë Komunën e Klinës, duke shkaktuar dëme të mëdha në arat dhe duke rrezikuar seriozisht jetët e banorëve që jetojnë përreth. Situata më kritike është raportuar në fshatin Gllarevë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore.
Një video e postuar nga Klina Info tregon përmasat e zjarreve që kanë përfshirë arat dhe fushat e fshatit Gllarevë në Komunën e Klinës. Pamjet dramatike shfaqin flakët që përhapen me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore, transmeton Telegrafi.
Zjarrfikësit e komunës së Klinës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe autoritetet lokale janë duke punuar pa ndërprerje për të vënë nën kontroll zjarret dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre. /Telegrafi/