E moshuara ndodhej në shtëpi në momentin kur televizori i vendosur në kuzhinë ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar edhe zjarrin.
Kanë qenë komshinjtë që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse për t’i ardhur në ndihmë 68-vjeçares. Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale./Telegrafi/