Telegrafi

Zjarr në kampin veror, evakuohen 400 fëmijë në Greqi – për fikjen e zjarrit angazhohen 80 zjarrfikës dhe policë

Rreth 400 fëmijë janë evakuuar sot nga kampi veror i organizuar në Korinta të Greqisë, ku zona malore u përfshi nga zjarri dhe erërat e forta bën që zjarri të përhapet dhe t’i afrohet kampit veror.

Siç raporton AP, në fikjen e zjarrit kanë marrë pjesë më shumë se 80 zjarrfikës dhe policë, dy aeroplanë dhe një helikopter, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve të këtij vendi, kampi me rreth 400 fëmijë është evakuuar dhe se fëmijët janë dërguar në një zonë më të sigurtë.

Zjarret në zona malore nëpër Greqi janë pamje të zakonshme gjatë verës, kurse në zjarrin e vitit 2018 që pati shpërthyer në rajonin e Athinës kishin humbur jetën rreth 100 persona. /Telegrafi/