Sipas policisë, në ndërtesën e përfshirë nga flakët banonin dy familje, të cilat tani kanë mbetur në qiell të hapur. Në momentin e zjarrit, në banesë ndodhej vetëm Petref Mema me tre vajzat e tij, ndërsa familja tjetër, ajo e Edmod Rrapos, ishte larguar nga banesa herët në mëngjes.
Policia dhe zjarrfikëset janë lajmëruar nga komshinjtë, por flakët janë përhapur me shpejtësi, duke bërë që ndërtesa të shkrumbohej plotësisht.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në ndërtesën trekatëshe, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar. /Telegrafi/