Në qendrën për pranimin e emigrantëve në pjesën perëndimore të Gjermanisë, pranë Dusselfdorfit, ka shpërthyer një zjarr në një shkallë të gjerë, derisa raportohet se të gjithë emigrantët janë evakuuar në kohë, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga departamenti i zjarrfikësve. Kurse për shkak të tymit të madh kanë kërkuar ndihmë 25 persona.
Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve në Dusseldorf, Jorg Schmitter, ka deklaruar se afro 70 zjarrfikës vazhdojnë të qëndrojnë në vendin ku ka shpërthyer zjarri, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, njerëzit që në ato momente gjendeshin brenda objektit kanë lëshuar me kohë ndërtesën, kurse për shkak të tymit të madh 25 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në qendrën për pranimin e emigrantëve, janë detyruar që rreth 282 emigrantë të zhvendosen në afërsi të qendrës së Dusseldorfit. /Telegrafi/