Telegrafi

Zjarr në fshatin Moshticë

Zjarri ka kapluar pyll me drunj pishe dhe lisi mbi fshatin Moshticë në vendbanimin Dallevsko Maallo të Makedonska Kamenicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas QMK – Dellçevë, zjarri është denoncuar në ora 14:20 dhe në fillim ka kapluar bar të thatë dhe më pas është përhapur në pyllin e afërm me drunj pishe.

“Për momentin nuk muund të themi me saktësi sipërfaqen e kapluar nga zjarri, por vlerësimet e para mund të themi se janë rreth 10 hektarë pyll pishe dhe lisi. Terreni është i vështirë për qasje, bimët janë të thata dhe era përhap zjarrin me shpejtësi”, tha Dragan Ballas nga QMK – Dellçevë. Ai poashtu tha se në shuarjen e zjarrit përveç ekipeve të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ janë përfshirë edhe ekipe të NJTZ nga Makedonska Kamenica dhe NP ‘Kamena Reka’./Telegrafi/