Telegrafi

Zjarr në Elbasan, digjen dy furgonë të parkuar anësh rrugës

Foto: Ilustrim

Dy makina janë djegur anës rrugës në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune ku dy furgonë janë diegur anësh rrugës.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), në pronësi të shtetasit T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen Emin Matraxhiu’, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./euronewsalbania/