Në Repartin e pritjes në burgun e Idrizovës sot pasdite u nxit zjarr që përfshiu çatinë e repartit, vërtetoi për AIM drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Ivica Stojanoviq.
Në zjarr nuk ka persona të lënduar, ndërsa sipas informacioneve arsyeja për nxitjen e zjarrit është instalimi energjetik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Personat nga Reparti i pranimit për momentin janë transferuar në hapësirat tjera të burgut.
Brigada zjarrfikëse e Bashkisë së Shkupit intervenoi me disa automjete./Telegrafi/