Vendet e rajonit tash e sa ditë janë duke u përballur me zjarre të shumta.
Ditë më parë edhe në disa komuna të Kosovës u shfaqën disa vatra të zjarreve të cilat arritën të lokalizoheshin.
Sot në orët e mëngjesit, një vatër e zjarrit është shfaqur sërish në bjeshkët e Rugovës.
Telegrafi ka siguruar pamje ku shihet duke dalë tym.
Nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent kanë thënë për Telegrafin se deri në raportin e fundit të ditës së sotme në ora 08:00 nuk kanë pranuar informacion për zjarr në bjeshkët e Rugovës. /Telegrafi/