Site icon Telegrafi

Zjarr në lagjen ku banon komuniteti rom në Shkodër, vdes 13-vjeçarja

Një 13 vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Shkodër, ndërsa barakat ku jetojnë komuniteti rom u përfshinë nga zjarri.

Viktima është identifikuar si Gj. D.. E mitura mësohet se jetonte në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë dhe sipas familjarëve ishte marrë për të qëndruar disa kohë me familjarët e saj.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës me dy mjete kanë ndërhyrë në zonë për shuarjen e flakëve. Raportohet se janë djegur disa barake.

“Është një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në zonën ku jeton komuniteti rom, në hyrje të Shkodrës. Janë shkrumbuar disa baraka që ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën. Për pasojë ka gjetur vdekjen një 13 vjeçare. Dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit”, raportoi Ora News.

Dyshohet që zjarri ka ndodhur si pasojë e pajisjeve ngrohëse që këto familje përdorin për të sfiduar të ftohtin.

Exit mobile version