Një zjarr ka përfshirë lagjen “Bair” në Mitrovicë dhe flakët kanë kapluar edhe një pjesë të shkollës “Musa Hoti”.
Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Flaka ka kapluar një shtëpi dhe më pas edhe një pjesë të shkollës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes “, pohoi Zaiti.
Mitrovica dhe fshatra të këtij qyteti tash e sa ditë janë duke u përballuar me flakët, kryesisht të shkaktuara nga temperaturat e larta.