Site icon Telegrafi

Zjarr në ashensorin e një pallati në Tiranë, një person i vdekur

Një person ka humbur jetën pasi një zjarr ka rënë në ashensorin e një pallati në zonën e Freskut, në Tiranë.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Mësohet se viktima është gjetur i karbonizuar dhe po punohet për identifikimin e tij.

Para dy ditësh u përfshi nga flakët edhe një banesë private dykatëshe që banohej nga katër familje, në vendin e quajtur rrugica e “Tisazhit”, në qytetin e Shkodrës.

Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi familjarët arritën të dilnin jashtë në momentin e zjarrit. /Tch/

Exit mobile version