Telegrafi

Zjarr në anën greke, MPB Maqedoni njofton se është mbyllur pika kufitare “Bogorodica”

Vendkalimi kufitar Bogorodicë është mbyllur për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në anën greke të kufirit.

Nga MPB-ja e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni përmes kësaj pike kufitare aktualisht është i ndërprerë dhe po ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit.

“Pas shuarjes së tij do të mundësohet sërish lëvizja përmes kësaj pike kufitare. Apelojmë qytetarët të mos drejtohen në këtë vendkalim kufitar derisa të bëhet e ditur se zjarri është shuar dhe qarkullimi është normalizuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së për qytetarët.

Ndërsa LAMM njoftoi se veturat janë duke u devijuar në pikën kufitare “Dojran”.

Mediat greke raportojnë se në shuarjen e këtij zjarri marrin pjesë 22 zjarrfikës dhe 10 automjete, si dhe edhe një helikopter, i cili e shuan zjarrin nga ajri./Telegrafi/