Telegrafi

Zjarr në afërsi të Haraçinës (Foto)

Në afërsi të Haraçinës sot vonë në mbrëmje është hapur zjarr, njofton “Makfax”.

Në vendin e ngjarjes ku është hapur zjarri kanë arritur ekipet e Njësisë kundër zjarrit, por një pjesë e qytetarëve thonë se zjarrfikësit vështirë se do të arrijnë në vendin e ku është hapur zjarri, sepse atje nuk ka rrugë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ndezjes së zjarrit, ku sipas informacioneve të para digjet bari i thatë.