Janë djegur rreth 50 hektarë dru të vegjël në afërsi të gamës ushtareke në Penush. Zjarri është në terren të pashkelur, ndërsa zjarrfikësit thonë se zjarrin e kanë lokalizuar pasdite. Në lokalizimin e zjarrit janë angazhuar 11 zjarrfikës nga Shtipi, 90 përfaqësues të ARM-së dhe të punësuar në Pyjet e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Penush zjarre ka çdo vit, të cilët ndizen nga blegtorë të pakujdesshëm me qëllim t’i kullosin bagëtitë. Para gjashtë viteve stuhia e zjarreve shkatërroi rreth 500 hektarë, ndërsa nga java e kaluar në rajonin lindor të Maqedonisë filluan zjarret e para për këtë vit, ku u dogjën rreth 40 hektarë pisha./Telegrafi/