Telegrafi

Zjarr masiv, 60 zjarrfikës “në luftë” me flakët (Foto/Video)

Të paktën 60 zjarrfikës po luftojnë me flakët, pas një shpërthimi të ndodhur këtë të hënë, në një bllok apartamentesh në Londër.

Ngjarja ndodhi në Hornchurch, në lindje të kryeqytetit britanik. Për pasojë, të gjitha rrugët pranë zonës u mbyllën, ndërsa mbetjet mësohet se u shpërndanë në të gjithë hapësirën përreth.

Sipas Daily Mail, nuk dihet ende shkaku i këtij shpërthimi, megjithatë, policia ka nisur hetimet.

Sipas raportimeve në rrjetet sociale, të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar.