Në disa zona të pyllëzuara në Antalia të Turqisë ka shpërthyer zjarr i madh, që konsiderohet si destinacion i shumëkërkuar turistik, derisa erërat po ua vështirësojnë punën zjarrfikësve duke u zgjeruar vatra edhe në pjesët e banuara, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë për CNN-in turk.
Sipas Mustafa Jigita, zyrtarit të qytetit Manavgata, dy të tretat e qytetit janë evakuuar për arsye sigurie, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin re tymi të zi si dhe zjarret me dhjetëra metra të larta.
🔴 TURKEY: MASSIVE FIRE IN ANTALYA 🚨!
Forest #fire broke out at 4 different points in #Manavgat district, #Antalya City. Air & land interventions continue, flames spread to residential & agricultural areas.#BreakingNews #Sondakika #Fire #Video -A Hbr pic.twitter.com/SHNusHwjo7
— LW World News (@LoveWorld_Peopl) July 28, 2021
Deri më tani janë hospitalizuar 62 persona, shumica banorë që kanë thithur tymin e zi dhe tre tjerë kanë pësuar djegie.
E ndihmën e nevojshme për gjithçka e ka ofruar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili siguroi qytetarët se do të bëjnë çmos për ta lokalizuar zjarrin. /Telegrafi/
Fire crews are responding to the fire in Antalya #Manavgat with 2 planes, 15 helicopters, 111 water sprinklers, construction equipment and 450 forest workers.#Antalya #Fire #Video #Sondakika
-YolTV pic.twitter.com/AcWaTaFkFQ— LW World News (@LoveWorld_Peopl) July 28, 2021