Telegrafi

Zjarr i madh në Uralet ruse, dhjetëra ndërtesa të djegura, raportohet edhe për të vdekur

Të paktën një person ka gjetur vdekjen dhe më shumë se 178 ndërtesa u shkatërruan nga zjarret që shpërthyen në rajonin Sverdlovsk të Rusisë në malet Urale, ka thënë ministria ruse e emergjencës.

Pamjet video në mediat sociale treguan flakët që shpërthyen në të gjithë horizontin, duke përfshirë shtëpi dhe pemë, ndërsa tymi bllokoi qiellin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Si rezultat i zjarreve, 178 ndërtesa, duke përfshirë 134 ndërtesa banimi, 32 ndërtesa jo-banesore, janë shkatërruar nga zjarri”, ka thënë ministria në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Zjarri është përhapur në fshatrat Sosva dhe Tayozhny dhe kanë përfshirë gjithsej më shumë se 11,000 metra katrorë. Në fshatin Sosva një person ka vdekur.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë ndërkohë që shërbimet ruse të urgjencës thanë se më shumë se 380 personel u përfshinë në kontrollimin e zjarrit. /Telegrafi/