Telegrafi

Zjarr i madh në Tiranë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në një magazinë në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sabaudin Gabrani”. Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, si dhe nëse ka të lënduar në njerëz apo jo, shkruan Lapsi.al.