Telegrafi

Zjarr i madh në Petrovec të Shkupit

Ka shpërthyer një zjarr i madh në Komunën e Petrovecit. Sipas informacioneve të TV21 ka rrezik për zgjerim të zjarrit drejt fshatit.

Nëpër rrjetet sociale tashmë publikohen fotografi dhe video-incizime të zjarrit, duke ju bërë apel për ndihmë nga qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është katastrofë. Përveç që kërkova reagim të shpejtë i luta qytetarët të përfshihen në shuarjen e zjarrin”, shkroi në ‘Facebook’ deputeti Zeqir Ramçilloviq./Telegrafi/