Site icon Telegrafi

Zjarr i madh në një park në Gjermani, tymi i zi i trashë përhapet me shpejtësi të madhe

Një zjarr shpërtheu në parkun më të madh në Gjermani. Siç raportojnë mediat, vatra e zjarrit është në përmasa të mëdha.

Një tym i madh i trashë mund të shihet. Bëhet fjalë për parkun tematik të Evropës, kurse policia ka konfirmuar se ka shpërthyer zjarri, por nuk dihen shkaqet, transmeton Telegrafi.

Shumë zjarrfikëse po vijnë nga disa drejtime. Një ambulancë është dërguar dhe një helikopter po qarkullon mbi park, shkruan Badische Zeitung.

Disa dëshmitarë okularë pretendojnë se kanë dëgjuar zhurmën e një shpërthimi. Siç kanë thënë disa për 24min.ch, qasja në pjesë të caktuara të parkut është e mbyllur.

“Njerëzit madje qëndruan në slitë,” tha një nga të pranishmit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version