Telegrafi

Zjarr i madh në një ndërtesë banimi në Nish (Video)

Siç raportojnë mediat serbe, një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë banimi në fshatin Palilula të Nishit, Serbi.

Zjarri, po sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, kishte filluar rreth orës 23.30, për shkaqe, deri më tani të panjohura.

Bëhet e ditur se përkundër faktit se tanimë aty janë të gjitha ekipet e paramedikëve dhe zjarrfikësve, ka disa të lënduar.

Zjarri, sipas dëshmitarëve shpërtheu fillimisht në katin e dytë, por shpejt u përhap tek pjesët tjera të ndërtesës, tek disa banesa fqinje.

“Unë pashë një vajzë që kërceu nga dritarja nga kati i tretë”, ka thënë njëri nga dëshmitarët. /Telegrafi/