Telegrafi

Zjarr i madh në një mal të Hajvalisë

Zjarri ka përfshirë mbrëmë një mal në Hajvali të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur ish-anëtari i AKR-së, Rrahim Pacolli i cili edhe ka publikuar pamjet në Facebook.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe njësiti i zjarrfikësve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, e as sa hektarë mal janë djegur.

Telegrafi ka kontaktuar me zjarrfikësit në Prishtinë dhe është një pritje të një përgjigje. /Telegrafi/