Telegrafi

Zjarr i madh në Ferizaj, digjet një punëtori automekanike (Foto)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një punëtori automekanike në fshatin Gerlic të Ferizajit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se përveç dëmeve materiale ku janë djegur disa vetura, nuk ka të lënduar.

Ai ka treguar se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. /Telegrafi/