Telegrafi

Zjarr i madh në fabrikën e bojërave, Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Shmangni autostradën Tiranë-Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që ka përfshirë Deutsch Color-in. Ministria e Brendshme u bënë thirrje qytetarëve të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Ndërkaq, në vendngjarje ndodhen Policia dhe zjarrfikset.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë për të evakuuar dhjetëra qytetarë që ndodheshin në një lokal dasmash në zonë. Dasmorët kanë qenë duke festuar, kur zjarri masiv që ka përfshirë fabrikën ka ndërprerë gëzimin.

Shërbimet zjarrfikëse të Durrësit dhe Tiranës në vendngjarje po luftojnë me flakët për të mbajtur nën kontroll zjarrin përmasat e të cilit janë të mëdha. Mësohet se materialet që digjen brenda objektit në flakë favorizojnë zjarrin.

Lexo po ashtu Situatë alarmante në Patos, zjarret dalin nga kontrolli - rrezikohen depozitat e naftës

Ndryshe, zjarret të favorizuara nga era dhe errësira e natës kanë dalë nga kontrolli duke djegur me dhjetëra hektarë me ullinj dhe shkurre në Patosin e Vjetër.

Situata nuk është premtuese as në Margëlliç, e cila gjithashtu ndodhet nën pushtetin e flakëve./tch/