Site icon Telegrafi

Zjarr fushor në hapësirat e KEK-ut, nuk ka të lënduar

Një zjarr fushor ka ndodhur sot në hapësirat e KEK-ut, me që rast është djegur bari dhe disa trafo të vjetra, megjithatë zjarri është fikur dhe nuk ka të lënduar.

Drejtori për komunikim në KEK, Skender Bucolli i tha KosovaPress-it se ky zjarr ka qenë larg termocentraleve dhe nuk ka paraqitur problem për operim.

“Zjarri ka qenë në zonën e Metalkosit dhe pavarësisht që kanë qenë larg termocentraleve, të gjithën njësitë intervenuese kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë fikjen e zjarrit edhe pse nuk ka paraqit problem në operim ditorë”, ka thënë ai.

Sipas tij, për fat të mirë nuk ka pas asnjë të lënduar.

Exit mobile version