Rreth 4 000 emigrantë janë evakuuar nga kampi i emigrantëve “Moria” në ishullin grek Lesbos pas një zjarri të fortë që shkatërroi tendat dhe shtëpitë e parafabrikuara.
Imazhet e publikuara në rrjetet sociale treguan flakët e mëdha.
Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.
Policia po heton nëse zjarri është vënë qëllimisht. Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, rreth 5,600 refugjatë aktualisht jetojnë në Lesbos, por ishulli ka kapacitet vetëm për 3,600 persona, transmeton oranews.
Mediat greke ndërkohë shkruajnë se në kamp u hapën fjalë se emigrantët do të riktheheshin në Turqi dhe se kjo ka shkaktuar indinjatë në radhët e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=TV0AJfId_Eg